Friday, March 29, 2024

Delegacioni i BE: Shqipëria ka nevojë për opozitë solide

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar pas protestës që po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike, ku ka patur edhe përplasje e incidente mes protestuesve nga të dy palët.

Në një reagim në rrjetet sociale, delegacioni i BE bën thirrje për të shmangur aktet e dhunës.

Sipas tyre, në politikë nuk duhet të ketë vend për dhunë, ndërsa BE thekson se Shqipëria ka nevojë për opozitë solide.

“Delegacioni i Bashkimit Europian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtjen. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullr dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e personave të pranishëm

. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për opozitë solide që kontribuon për axhendën e reformave të vendit për t’iu përgjigjur aspiratës së shqiptarëve që dëshirojnë të shikojnë Shqipërinë në BE”, bën të ditur delegacioni i Bashkimit Europian. /

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë