Wednesday, April 24, 2024

‘Defender 23’, stërvitja ushtarake e NATO-s do të zhvillohet edhe në Shqipëri

Vitin e ardhshëm, në Shqipëri do të zhvillohet një pjesë e “Defender 23”, stërvitjes ushtarake të aleancës së NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

“Në vitin 2021, Shqipëria ndihmoi në pritjen e Defender Europe 21, ku u angazhuan afërsisht 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 26 vende në operacione pothuajse të njëkohshme në zonat e trajnimit në Balltik, në Afrikë, në Detin e Zi dhe rajonet e Ballkanit. Stërvitja ishte aq e suksesshme sa Shqipëria do të presë sërish pjesë të Defender-Europe 23 vitin e ardhshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Shqipëria ishte një ndër 16 shtetet ku u zhvillua stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”.

Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve kryen operacione në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.

Shqipëria u zgjodh për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë