Friday, March 29, 2024

Debutoi me Tottenham, Conte: Kemi shumë punë për të bërë

“Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim. Kanë mbetur edhe dy sfida të tjera, që duhet t’i fitojmë patjetër për ta mbyllur në krye të grupit”. Ky është komenti i Antonio Contes për fitoren 3-2 ndaj Vitesse, në debutimin e tij te Tottenham. Një fitore e dhimbshme për “Spurs”, siç nënvizohet nga ish-trajneri kampion i Juves dhe Interit:

“Ndeshja e sotme tregoi vështirësitë tona. Ne ishim 3-0 dhe po krijonim shanse të tjera, por nuk iu desh shumë kundërshtarit për të na rrëzuar. Fituam me shumë vuajtje. Ky ekip duhet të kuptojë se mund të fitojmë edhe duke vuajtur.

Ka ende shumë punë për t’u bërë, duhet të rritemi. Problemi është se ka pak kohë. Falënderoj skuadrën dhe tifozët që më pritën aq mirë. Të luash me këtë atmosferë është vërtet bukur. Dua t’ua shpërblej me punën time, por nevojitet durim”.

Pastaj foli për atë që e bindi të nënshkruante me “Spurs”: “Klubi ka infrastrukturë të jashtëzakonshme, një stadium në pronësi dhe një terren të nivelit të lartë stërvitor. Tani, megjithatë, në nivelin e futbollit duhet të gjejmë ekuilibrin dhe t’i afrohemi asaj që ofron klubi në nivelin e strukturave. Presidenti? Ai është një vizionar dhe ka shumë vullnet. Presidenti këmbënguli të më bënte të kuptoja se çfarë do të gjeja në këtë klub”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë