Friday, March 29, 2024

Debate tek “Inceneratorët”, Veliaj ”përplasje me Tabakun

Dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar me debate në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve me kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabaku. Shkak është bërë pyetja e Tabakut për vendimin bashkiak për dherat.

Jorida Tabaku: 45 milionë euro shtesë për koncesionarin e Tiranës. Zoti Veliaj mua nuk më intimidon fare. Mund ta shpjegosh me një leje ndërtimi të një anëtari të komisionit. Nuk kam asnjë leje ndërtimi në këtë qytet! Zoti Veliaj e kam për nder që vij nga një familje e nderuar, por ju jeni duke gënjyer sepse nuk kam marrë asnjë leje dhe nuk është turp që prindërit e mi vijnë nga dy familje të nderuara. Turp është të vjedhësh siç ke bërë ti. Fokusohu këtu, vendimi i Këshillit Bashkiak kush është? Si ia ke dhënë 45 milionë Euro koncesionarit.

Erion Veliaj: Meqë nuk e do me lejet e tua po të marr një shembull tjetër.

Jorida Tabaku: Nuk kam asnjë leje…

Erion Veliaj: Është sikur blen ti telefonin dhe të më thuash mua pse nuk mori mendim Këshilli Bashkiak. Është marrëdhënie mes privatëve moj zonjë. Do qetësohesh moj? Do bëhesh me tiroide më beso!

Jorida Tabaku: Jam jashtëzakonisht e qetë.

Erion Veliaj: Qetësohu oj gocë…

Jorida Tabaku: Je duke ofenduar gjithë zonjat që janë me tiroide.

Erion Veliaj: Po sëmuresh vetë, po e bën vetë.

Jorida Tabaku: Është shumë e rëndë kjo që po bën dhe po ofendon zonjat.

Erion Veliaj: Kam vetë nënën me tiroide!

Jorida Tabaku: Është ofendim i rëndë ndaj zonjave.

Erion Veliaj: Nuk vuaj unë nga këto komplekse!

Jorida Tabaku: Ku është vendimi i Këshillit Bashkiak?

Erion Veliaj: Ti vetëm bën pyetje dhe mbyll mikrofonin, e kupton që është mungesë etike? Pyetja është njësoj si Belindi të të shesë laptopin që ke përballë dhe të më thuash mua çfarë vendimi mori Këshilli. Është marrëdhënie mes dy privatëve dhe ajo që kemi gjetur në bashki të Tiranës është që hapej gropa e pallatit dhe hidhej buzë rrugës. Hapej gropa e pallatit dhe hidhej buzë lumit të Tiranës. Hapej gropa e pallatit dhe hidhej buzë lumit të Erzenit. Me Këshillin Kombëtar të Territorit ka vetëm një vend. Ja po ta them, tek Fusha e Aviacionit, tek pallati që me të drejtë zonja thotë jemi familje pronarësh dhe t’i gëzojnë

Jorida Tabaku: Zoti Veliaj, jeni duke abuzuar. Këtu çështja nuk është a është Tirana më e pasur, por a është Tirana më e vjedhur. A e ke vjedhur Tiranën këtu? A ke marrë një vendim që i ke shtuar punë 45 milionë euro koncesionarit? Është e turpshme kjo që po bën, si në kohë të komunizmit. Enver Hoxha është krenar për ty!

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë