Sunday, July 21, 2024

Debat për emigracionin/ Biden: Ka rënë me 40% numri i emigrantëve ilegalë. Trump: Do t’i depërtojmë të gjithë

Emigracioni ishte një ndër çështjet që u debatua në debatin presidencial në SHBA mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe ish presidentit Donald Trump.

Biden theksoi se që pasi Trump la detyrën e presidentit, ka rënë me 40% numri i emigrantëve ilegalë në SHBA. Biden akuzoi Trump se ka vrarë 3 shtetas amerikanë në kufi.

Por Trump u përgjigj duke thënë se në kufi janë vrarë terroristë. Sipas Trump, emigrantët në SHBA po vrasin amerikanët.

Ndër të tjera, ish presidentoi shtoi se do të depërtojë të gjithë emigrantët e paligjshëm.

Joe Biden: Kemi rritur numrin e oficerëve, që kontrollojnë kufirin. Kur ishte president, ka ndarë nënat nga fëmijët. 40% e njerëzve më pak po vijnë ilegalisht, që pasi Trump la zyrën.

Donald Trump: Më duket se as ai nuk e di çfarë tha. Kemi kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë. Ne kemi numrin më të madh të terrorisëve që vijnë në vendin tonë. Unë thjesht mbylla kufirin. Kishim kufirin më të sigurrt, kemi kufirin më të tmerrshëm në botë.

Joe Biden: Atij i intereson, se çfarë ka bërë përtej kufirit, administrata e tij ka vrarë 3 ushtarë amerikanë. Ideja se njerëz po vijnë nga burgjet, nuk ksa të dhëna apo informacione.

Donald Trump: Ai ka vrarë njerëz. Qindra mijëra njerëz kanë vdekur. Jemi në një kafaz minjsh, po vrasim njerëz, nuk kemi kufi më. Politikat e tij të çmendura, budallaqe. Quhet krimi i emigrantëve. Jemi vend i pacivilizuar. Emigrantët në SHBA po vrasin qytetarët tanë. Do t’i depërtojmë emigrantët e paligjshëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë