Thursday, April 25, 2024

Çupi lëshon akuza të rënda: Berisha për SHBA-në është si Bin Ladeni

Analisti Frrok Çupi ka lëshuar një sërë akuzash ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ai është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tentativa për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, është e kotë.

I ftuar në emisionin ”Breaking” në Top Channel, Çupi u shpreh se Berisha është si Bin Laden apo Saddam Hussein dhe me lëvizjet e fundit, po sfidon edhe drejtësinë.

Frrok Çupi: “Së pari Sali Berisha po sfidon SHBA. Ai është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sali Berisha u bën sfidë njerëzve që ka shtypur, dhunuar. Njerëzve që u ka nxirë jetën në Shqipëri. Sfidon si të thuash ligjet dhe drejtësinë. Drejtësia po bën gati dosjet e tij dhe ai ndërkohë bën zhurmën sfiduese ndaj kësaj atmosferë. Sali Berisha është shpallur armik i SHBA. Është njësoj si Bin Laden, Saddam Hussein apo Gadafi. Sapo mori bombën nga SHBA, fytyra e Berishësh ishte e shkallmuar. E tërë familja e tij po mendonte se ku të çonte thasët. Është tip i çuditshëm, papritur vret njerëz, papritur ndryshon. Ai mendon se ka marrë fuqi”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë