Friday, April 19, 2024

Çuçi: Nuk do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri

Dy ditë para mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, qeveria shqiptare miraton një nga marrëveshjet që do të nënshkruhet të premten në Elbasan që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë.

Nga shkallët e kryeministrisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se përmes këtij vendimi shtetasit e Kosovës me një aplikim të thjeshtë do të mund të marrin lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do të jetë edhe leja e punës.

Ndërkohë edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kosovë do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuara.

I pyetur për marrëveshjen e firmosur me palën britanike për sa i përket emigrantëve, se a do jetë Shqipëria një vend transit për emigrantët e vendeve të treta dhe a do krijohet një kamp refugjatësh, Çuçi tha se është thënë qartë se nuk do ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë