Thursday, March 28, 2024

Covid-19/ Komiteti i Ekspertëve: Nga 1 nëntori dozë e tretë për personat mbi 60 vjeç

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot që personat mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se 6 jmuaj pasi kanë bërë dozën e dytë, duke filluar nga data 1 nëntor.

Fëmijët mbi 16-vjeç gjithashtu do të ftohen për vaksinim, po kështu fëmijët 12-15 vjeç që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit. Ndërkohë, masat kufizuese mbeten ato që kanë qenë në fuqi deri tani.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli: ”Ndërkohë në lidhje me vaksinimin, sugjerohet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë për ata që nuk e kanë bërë. Ndërkohë qytetarët mbi 60 vjeç vendoset të bëjnë dozën e tretë jo më herët se 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, duke nisur nga data 1 Nëntor I këtij viti. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen me konsensusin e prindërve dhe rekomandimin e mjekëve, duke nisur nga data 1 Nëntor. Fëmijët 12-15 vjeç që kanë sëmundje që lidhen me imunitet të ulët, ftohen gjithashtu të vaksinohen.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë