Friday, March 29, 2024

Covid-19/ Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

Italia ka mbyllur kufijtë me vendin tonë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Shqipëria renditet në listën E të vendeve me rrezikshmëri, sipas MSH.

Vendimi hyn në fuqi nesër dhe do të ketë një kohëzgjatje deri më 15 Dhjetor. Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se në 24 orët e fundit janë regjistruar 444 raste të reja me Covid-19, nga 2.680 testime të kryera.

4 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID 19. Viktimat janë të moshave 67-82 vjeç. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 315 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 140 pacientë, teksa raste aktive mbeten 7.302.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë