Thursday, March 28, 2024

Çmimi i naftës rritet në 221 lekë/ Bordi nuk e publikon vendimin

Çmimi i naftës është rritur gjatë ditës së martë në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit.

Një litër naftë po tregtohet me 221 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte më parë.

Benzina po tregtohet më lirë, ndryshe nga deri tani kur ishte përgjithësisht një apo dy lekë për litër më shtrenjtë sesa nafta. Një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë, nga 206 lekë për litër që ishte më parë.

Ndryshimi i çmimeve erdhi pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, i cili fikson çmimet që prej tre javës dhe rishikon periodikisht nivelin e tyre në bazë të ecurisë së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Gjithsesi, vendimi i Bordit nuk u bë publik ditën e djeshme, ndryshe nga rastet e mëparshme, kur rishikimi kishte qenë në ulje. Kjo është hera e parë që bordi vendos rritjen që nga krijimi i tij.

Në bursa, nafta tregtohej të martën në mëngjes në 118 dollarë për fuçi, në rritje nga niveli më i ulët i muajit prej pak nën 100 dollarë rreth një javë më parë. Përshkallëzimi i konfliktit Rusi-Ukrainë dhe shqetësimet për furnizimin me naftë po e shtrenjtojnë arin e zi në bursa.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit./Monitor

GRAFIKU: Nafta në bursa gjatë 6 muajve të fundt (USD/fuçi)
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë