Thursday, March 28, 2024

Çmimi i energjisë do të rritet për 5% të konsumatorëve, thotë Rama

Personat që konsumojnë më shumë energji elektrike do të kenë rritje të çmimit në faturën e energjisë, theksoi Rama në Kongresin e PS-së të shtunën.

Sipas kryeministrit, kjo shtresë që konsumon më shumë energji “është e pasur” dhe përbën 5% të konsumatorëve dhe 25% të konsumit në Shqipëri.

Pjesa tjetër e popullsisë do të vazhdojë ta paguajë energjinë me të njëjtin çmim.

“5% të atyre që shpenzojnë 25% të energjisë nuk mund t’i mbajmë nën të njëjtën përkujdesje si familjet e zakonshme”, u shpreh kryeministri.

Rrija e çmimit për këtë kategori bëhet që barra të mos bie mbi pensionistët dhe familjet e zakonshme, sipas Ramës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë