Friday, March 29, 2024

Cila nga verërat ka shije më të mirë? Rama përgjigjet nga Beogradi

“E bukura e kësaj bote është që ka shumë shije të ndryshme”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Panairin e Verës, organizuar në Beograd.

Rama u pyet nga gazetarët, se cilët nga verërat, ajo shqiptare, serbe apo maqedonase kishte shije më të mirë dhe deklaroi se sa më shumë mundësi zgjedhjeje, aq më e plotë është jeta.

“E bukura e kësaj bote është që ka shumë shije të ndryshme. Dhe sa më shumë shije të ndryshme, sa më shumë larmi, sa më shumë ngjyra, sa më shumë mundësi zgjedhjeje aq më e plotë është jeta. Nuk jemi këtu tani për të thënë edhe për verën kush është më e mirë, kjo apo ajo”, theksoi Rama.

Ndërsa, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç teksa provonte verën shqiptare, u shpreh se po mendon që të vijë në Shqipëri për pushime.

“Më pëlqen shumë vera, ka një shije të çuditshme dhe më pëlqen. Më duhet të vij në Shqipëri ta shijoj më shumë. Tani më duhet të sillem sikur nuk po pi shumë, por duhet të vij aty me familjen time. Brenda vitit do vij, nuk është problem për mua. Do të doja të vija”, tha presidenti serb.

Të pranishëm në panair, ishin edhe kryeminitri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë