Thursday, April 18, 2024

Champions/ Supersfida anglezo-spanjolle, fati i buzëqesh Bajernit dhe Liverpulit

ZVICËR – Në Nion janë mësuar se kush do të jenë çiftet çerekfinale dhe ato në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve, me goglat që rezervuan spektakël.

Kampionët në fuqi të Çelsit do të ndeshen me Realin e Madridit, duke përsëritur dhe një herë gjysmë-finalen e sezonit të kaluar.

Një tjetër sfidë fantastike është ajo midis Mançester Sitit dhe Atletiko Madridit, me anglezët e Guardiolës që nuk do të stepen nga ekipi i Simeones.

Fati i ka buzëqeshur Bajernit dhe Liverpulit. Gjermanët do të ndeshen me Vijarealët e Emeri, ndërsa ekipi i Klop do të ketë përballë Benfikën.

Gjithashtu janë vendosur se dhe cilat do të jenë çiftet gjysmë-finale. Fituesi i sfidës Çelsi-Real Madrid do të përballet me fituesin e Mançester Siti-Atletiko Madrid. Ndërsa fituesi i Vijareal-Bajern do të ndeshet me fituesin e Benfika-Liverpul.

Sfidat çerek-finale:

Çelsi – Real Madrid

Mançester Siti – Atletiko Madrid

Vijareal – Bajern Mynih

Benfika – Liverpul

Gjysmë-finalet:

Mançester Siti/Atletiko Madrid – Çelsi/Real Madrid

Benfika/Liverpul – Vijareal/Bajern Mynih

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë