Thursday, March 28, 2024

Champions/ Bajern Mynih-Barcelona do luhet pa tifozë

Tashmë është zyrtare, ndeshja mes Bayern Munchen dhe Barcelonës, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e grupeve do zhvillohet pa tifozë.

Përballja mes dy gjigantëve evropian do të zhvillohet javën tjetër në “Allianz Arena”.

Kryeministri i kationit të Bavarisë, Markus Soder, ka konfirmuar se ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës do zhvillohet pa tifozë për shkak të gjendjes së keqe me pandeminë e COVID-19.

Ndërkohë, për Barcelonën ky mund të jetë lajm i mirë, pasi duhet patjetër të arkëtojë pikët e plota, që të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër.

Në rast se Barcelona nuk arrin ta mposhtë Bayernin, atëherë duhet të shpresojë që Benfica të dështojë ndaj Dynamo Kievit, sepse përndryshe katalanasit do luajnë në Ligën e Evropës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë