Friday, March 29, 2024

Çfarë ndodhi realisht me Alqi Bllakon dhe çfarë garancish ju ofruan që të dorëzohej?

Shkruan Artan Hoxha

Pa zbardhur mirë dita, Policia e Shtetit, lëshoi një deklaratë “urgjentë” në stilin e konferencës për arrestimin e Nuredin Dumanit, në orën 1:00 pas mesnate. Deklarata e stilit “Fuga”, në vend të merrej me të vërtetën e zhdukjes për 12 ore të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, rrekej të përgenjeshtronte lajmet e publikuara në media një ditë më parë.

Ora 7:25

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme”. Por në pjesën e dytë të deklaratës, policia kujdesej të sqaronte se, Alqi Bllako u dorëzua, nuk ishte arrestuar prej saj… “Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Ora 10:40

Sqarimin që duhet të bënte policia, e bën SPAK, madje e bën në mënyrë kronologjike, të detajuar dhe aq sqaruese, sa kthjellon edhe mendjen e turbulluar të policisë. Deklarata e SPAK, konfirmon pikërisht atë që kishte publikuar deri në mesnatë media, se Alqi Bllako jo vetëm nuk ishte arrestuar nga policia, por as ishte dorëzuar në polici deri në orët e para të mëngjesit të 1 prillit. Madje SPAK kujdeset të sqarojë se e kishte njoftuar zyrtarisht policinë e shtetit, që ditën e mërkurë, me shkresën numër 2407/4, protokolluar më date 30/03/2022, ku i kërkonte policisë mbajtjen nën mbikëqyrje të Alqi Bllakos dhe nëse ai tentonte të largohej nga territori i Shqipërisë, të njoftonte prokurorin e çështjes. Pra SPAK, i ishte kërkuar policisë, të mbante nën mbikëqyrje Alqi Bllakon, por “çuditërisht” ai u kishte humbur nga sytë për 12 orë rresht. Madje u aktivizua dhe kërkimi kombëtar për të. Çfarë ndodhi me Alqi Bllakon gjatë këtyre 12 orëve dhe çfarë garancish ju ofruan atij, që të dorëzohej?! Këtë do ta mësojmë në ditët në vijim.

Njoftimi për shtyp i SPAK-ut…

“Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00. Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrej të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës parashikon se: “…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”.

Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal. Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022. Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022”.

Vendimi i gjykatës për arrestimin e Alqi Bllakos është marrë në orën 15:45 të ditës së djeshme, ndërsa dorëzimi i tij është bërë vetëm në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm… Besoj Bllako, do t’ua thotë prokurorëve, se çfarë i ka ndodhur gjate 12 orëve të arratisjes misterioze të tij. Ku ishte fshehur që nuk po e gjente dot policia dhe cilin nga “bosët” e mëdhenj ka takuar…

Kronologjia e deklaratës së SPAK-ut dëshmon qartë se, deklarata e orëve të para të mëngjesit të sotëm e Policisë së Shtetit, mesa duket ka qenë në kuadër të ditës së 1 prillit. Sa për sqarim, më poshtë keni shpjegimin gjuhësor sipas fjalorit të gjuhës shqipe, të termit “mbrëmje” vendosur qëllimisht për të shpëtuar fytyrën e shtetit në deklaratën e policisë….

Kuptimi i fjalës mbrëmje: mbrëmj/e,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -e(t) 1. koha kur perëndon dielli dhe fillon të erret; antonim; mëngjes: nga mbrëmja deri në mëngjes gjithë ditën. Mbrëmë ndajfolje; dje në mbrëmje: erdhi mbrëmë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë