Thursday, March 28, 2024

Bushati i ashpër ndaj Bashës: Realiteti nuk mësohet tek vilat e oligarkëve ku banon ti (Video)

Analisti Andi Bushati vuri disa herë në vështirësi mbrëmjen e kaluar në ‘Open’ ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

Gjatë replikave, në një moment Bushati iu drejtua Bashës se realiteti nuk mësohet tek vilat e oligarkëve ku banon ai. 

Pjesë nga debati

Andi Bushati: Nuk flas as në emër të kunatit…

Lulzim Basha: Edi Rama ka 8 vjet që i ka sulur tatimorë, prokurorë, policë dhe nuk i ka gjetur një gjë. Mos u kthe në origjinë si avokati i Edi Ramës. Apo bën avokatin edhe të Ramës, edhe të Berishës. 

Andi Bushati: Kam ardhur për të bërë avokatin e Ramës. 

Lulzim Basha: S’i kam asnjë borxh shqiptarëve. Më shiko në sy. Nuk u kam hyrë në xhep, as në hak, asnjë shqiptari, aq më pak Sali Berishës. 

Andi Bushati: Ke lënë në gjumë popullin opozitar… 

Lulzim Basha: Dil nga kafet e Tiranës. Rrini te Rogneri dhe kujtoni se njihni realitetin. 

Andi Bushati: Po ku të rri? Te vilat e oligarkëve të rri? Atje mësohet realiteti? 

Lulzim Basha: Nuk rri unë te vilat e oligarkëve. Të kanë gënjyer. Të kanë mashtruar, ose mashtron për hesape të oligarkëve. 

Andi Bushati: Prandaj vuajnë demokratët kanë 8 vjet. Je bërë zjarrfikësi i opozitarizmit në këtë vend. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë