Friday, March 29, 2024

Britania në alarm, një sëmundje e rrallë po përhapet në vend

Një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme e cila mund të bëjë që lëkura të kalbet është në rritje në Angli, kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetit.

Sipas Mirror, bakteret që gjenden normalisht në vendet përfshirë Afrikën e Jugut dhe Indinë, janë konstatuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, me një numër të vazhdueshëm në rritje. Donovanosis ose klebsiella granulomatis krijon plagë rreth belit dhe organeve gjenitale të cilat mund të kthehen në ulcera me erë të keqe nëse nuk trajtohen.

Të dhënat nga Shëndeti Publik në Angli tregojnë se rastet e infeksionit që janë raportuar vetëm 19 herë në 2016, por që u rritën ndjeshëm në 30 deri në vitin 2019. Madje edhe gjatë bllokimeve të pandemisë së koronavirusit kishte ende 18 raste në Angli, duke shkaktuar shqetësim në mesin e zyrtarëve shëndetësorë.

Këto shifra sugjerojnë se donovanoza, e cila më parë mendohej se ishte e kufizuar në vende përfshirë Indinë, Brazilin dhe Guinenë e Re, po bëhet më e zakonshme në këto brigje.”-tha doktoreshë Shree Datta e MyHealthcare Clinic.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë