Thursday, March 28, 2024

Bosi i kompanisë së drogës Trifon Murataj blen drejtësinë, liron nga burgu të birin

Bosi i kompanisë së drogës Trifon Murataj duket se ka arritur të blejë segmente të drejtësisë me paratë e kokainës, të kamufluara me banane, për të mbyllur me sa më pak kosto skandalin e kapjes së 119 kg kokainë të pastër në kamionët e kompanisë së tij Bana-King/Zico.

Fillimisht, bosi i Bana-King-kokainës Trifon Murataj i shpëtoi përgjegjësisë penale, ndërsa prangat iu vendosën vetëm administratorit Marson Muratajn dhe dy shoferëve. Më pas, Trifon Murataj ka lëvizur fijet për të nxjerrë nga burgu të birin Marson Murataj.

Fillimisht Gjykata e Tiranës e la në burg Marson Muratajn dhe dy shoferët. Më pas, bosi Trifon Murataj duket se është tundur fort, pasi vetëm disa javë më pas Gjykata e liroi nga burgu të birin Marson Muratajn.

Skandali është kaluar në heshtje nga mediat, SPAK dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Prej gati tre javësh, Marson Murataj, i biri dhe krahu i djathtë i Trifon Muratajt në kompaninë e kokainës së mbuluar me banane, është i lirë.

Në burg kanë mbetur vetëm dy shoferët. Gjatë këtyre ditëve vijojnë përpjekjet për të liruar edhe dy shoferët, për shkak të frikës se mund të mërziten dhe të flasin. Dy shoferët pritet të lirohen gjatë ditëve në vijim, deri kur Trifonit t’i kapet ngarkesa e radhës.

I dyshimtë është edhe qëndrimi i prokurorisë sa i takon lirimit të Marson Muratajt. Nuk dihet nëse prokuroria e ka ankimuar apo jo vendimin për lirimin e tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë