Saturday, April 20, 2024

Bordi vendos sërish rritje të çmimit të naftës

Brenda pak ditësh, çmimi i naftës në vend është rritur sërish. Bordi i transparencës ka vendosur në mbledhjen e kësaj të mërkure që të rrisë me 12 lekë çmimin e karburantit për një litër naftë. Në pikat e karburanteve një litër naftë do të kushtojë 233 Lekë.

Ndonëse një rritje më të lehtë, edhe çmimi i benzinës do të kushtojë 7 Lekë më shumë për drejtuesit e automjeteve. Sot një litër benzinë kushton 218 Lekë nga 211 që ishte.

Sipas Bordit të Transparencës, këto çmime reflektojnë rritjen në bursën e naftës dhe benzinë, ku nga data 16-22 Mars çmimi i naftës u rrit me 231$ për ton dhe i benzinës me 113 $ për tonë.

I pandryshuar në tregun shqiptar mbetet vetëm çmimi i gazit. Sipas Bordit, një litër gaz do të tregtohet me 93 Lekë.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për tre ditë. Të premten Bordi i Transparencës pritet të mblidhet sërish për të përcaktuar çmimet e karburanteve në vend.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë