Thursday, April 18, 2024

Bordi merr vendimin: Nafta do të shitet me 226 Lekë

Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e radhës dhe ka vendosur çmimet për shitjen e karburantit më 2 Prill. Nafta do të shitet me pakicë 226 lekë për litër, benzina 208 lekë për litër, ndërsa gazi me 114 lekë/litri.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  Prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në vendim.

Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  Prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë