Thursday, April 18, 2024

Bolonja “viktima” e radhës, Napoli e mposht pastër dhe ngjitet në krye të Serisë A

Napoli është rikthyer te fitorja pas barazimit 1-1 ndaj Romës. Në sfidën e javës së 10 të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ka fituar pastër 3-0 në shtëpi ndaj Bolonjas.

Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Fabian Ruiz dhe Insinje. Mesfushori spanjoll me një gjuajte nga jashtë zone arriti ta dërgonte topin në rrjetë duke shënuar kështu një supergol. Në mintuën e 41, kapiteni Insinje goditi saktë nga 11-metrat duke dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë ishte sërish sulmuesi italian dhe po nga penalltia që shënoi edhe golin e tretë. Në fushë nga minuta e parë për Napolin ishte edhe Amir Rrahmani që fitoi prej disa javësh vendin e titullarit dhe sot bëri një tjetër paraqitje pozitve.

Me këtë fitore, Napoli “fluturon” në krye të Serisë A me 28 pikë, po aq sa ka edhe Milani i vendit të dytë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë