Thursday, April 18, 2024

Bllokohet kolona ruse 65 km e gjatë, ushtarët ukrainas rezistencë të fortë

Rusia po has vështirësi në përparimin drejt Kievit. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë arritur pak përparim në 24 deri në 36 orët e fundit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për një kolonë trupash prej 65 km, por sipas zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby, avancimi është bllokuar për shkak të luftëtarëve ukrainas që po bëjnë shumë rezistencë. “Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë”, u tha ai gazetarëve. Më tej ai u shpreh se rezistenca më e madhe është në veri sesa në jug të Ukrainës.

Ndërkohë “New York Times” shkruan se Rusia mund të ndryshojë taktikë për shkak të bllokimit. Sipas saj, në ditët e para të luftimeve, trupat që hynë nga veriperëndimi pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit dhe forcat ruse filluan të lëviznin drejt Kievit.

Forcat speciale dhe trupat ajrore po afroheshin në kryeqytet deri në fund të ditës, por u përballën me një mbrojtje të ashpër të ngritur nga forcat ukrainase. Forcat që hynë në Ukrainë nga verilindja hasën në rezistencë të madhe edhe në qytetin Chernihiv, i cili shtrihet në rrugën për në Kiev. Në ditën e dytë, trupat e anashkaluan qytetin dhe u drejtuan në jug përgjatë lumit Dnieper. Më pas nisi bombardimi në Kiev.

Sipas “New York Times”, trupat ruse tani janë konsoliduar në dy fronte, në zonat veriperëndimore dhe verilindore të Kievit dhe mund të përpiqen të ndërpresin linjat e furnizimit me armë dhe pajisje të tjera ushtarake që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Forcat ukrainase deri më tani janë mbrojtur kundër inkursioneve nga perëndimi i Kievit, duke përfshirë një sulm në qytetin e afërt të Irpin të hënën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë