Friday, March 29, 2024

Berisha zbulon çfarë i thanë prokurorët belgë Lulzim Bashës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën për përfshirje në dosjen “Toyota Yaris” të 3.4 milionë Eurove që po hetohen nga autoritetet belge.

Nga Rrogozhina ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e këtij qyteti, Berisha zbuloi edhe se çfarë i thanë Bashës prokurorët belgë pak ditë më parë kur e morën në pyetje në ambientet e SPAK.

Berisha i kujtoi Lulizm Bashës se hetuesit belgë kanë të drejtë ta hetojnë dhe arrestojnë, për shkak se Shqipëria është pjesë e konventës evropiane për të ofruar ndihmë juridike.

“Më duhet ti them ‘Mister Bravës’, bëj fotografi me cilin të duash, nxirr çdo foto me lekë dhe pa lekë, por dosja e Belgjikës, lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit nuk ka forcë në botë që të pengojë hetimin belg. Kur doli pas 2 orë hetimi në të cilën i dhanë 2 gjëra; E para, u tha ky gënjen nën betim. Në drejtësi po gënjeve nën betim dënohesh. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli dhe tha kam besim të madh tek njerëz të ndershëm të BKH dhe SPAK që kanë juridiksion të trajtojnë çdo problem. I thoshte palës belge me fjalë të tjera që ti nuk ke juridiksion të më hetosh mua.

Lul po ta them këtu, ata kanë juridiksion jo të të hetojnë por edhe të të arrestojnë, edhe të të marrin me një jet privat (avion privat) e të çojnë në Bruksel sepse ka një konventë evropiane në të cilën Shqipëria është palë, ku ka firmosur dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike që kërkojnë autoritetet e vendeve që kanë firmosur konventën. Prandaj leri ato, bëj be gjithë ditën për kokën e SPAK apo të BKH, sikundër po të paralajmëroj këtu Ferdinand se Luli yt do ketë dhe disa probleme të tjera të pambyllura shumë të rënda”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë