Friday, March 29, 2024

Berisha valëvit flamurin kombëtar pas përfundimit të protestës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka valëvitur flamurin kombëtar në podiumin e ngritur në protestën e sotme, pasi mbaroi fjalën e tij.

Teksa përshëndeti protestuesit, kryedemokratit iu dha një flamur dhe ai e valëviti atë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbështesin regjimin e kryeministrit, Edi Rama.

Berisha deklaroi se Shqipëria nuk mund të ketë stabilitet, nëse qytetarët nuk votojnë të lirë.

Kryedemokrati ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Ndër të tjera, Berisha theksoi se pas 32 vjetësh, bota i sheh shqiptarët si njerëzit e gomoneve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë