Thursday, March 28, 2024

Berisha tregoi emrin e I.M-së në dosjen e Sigurimit, përgjigjet Meta

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur në lidhje me përfshirjen e tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, pasi kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se personi me inciale I.M i përmendur në dosje, është Ilir Murati.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Autoriteti i Dosjeve është konfirmuar si një institucion i manipulimit kriminal të dosjeve.

“Unë mund t’ju them që është një përgjegjësi e madhe e Autoritetit tashmë, të konfirmuar si i manipulimit kriminal të dosjeve, që po përmenden emra në publik, që po qarkullojnë emra në publik, të cilët dukur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjet fëmijët e tyre. Autoriteti i Dosjeve është një institucion që jo vetëm duhet të zbatojë ligjin, por edhe duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe për shkak të Sigurimit të Shtetit”, theksoi ai.

Sipas Metës, është e provuar dhe e konfirmuar se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, teksa shtoi se Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Autoriteti i Dosjeve e di shumë mirë që jo vetëm Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, sepse kjo është e provuar dhe e konfirmuar që nga viti 1996 në kohën e të madhërishmit Sali Berisha atëherë, por Autoriteti i Dosjeve e di shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret, sepse ndodhet në dy dosje, të bashkëpunëtoprit dhe personit të ndjekur.

Ata që kanë orkestruar këtë skenar, e dinë fare mirë se Ilir Meta nuk ka jetuar ndonjëherë në konvikt dhe nuk ka pasur mundësi që të spiunojë shokë konviktorë. Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe individuale personat e përfshirë”. nënvizoi Meta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë