Saturday, April 20, 2024

Berisha takim me Mesiç e Sejdiun, diskutohet për Shqipërinë dhe rajonin

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me dy miq të vjetër, ish-presidentë.

Siç bën të ditur vetë, Berisha ka takuar Shtipe Mesiç dhe Fatmir Sejdiu.

Në takim është diskutuar për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në rajon.

Sigurisht është diskutuar veçanërisht për situatën e luftës në Ukrainë dhe ndikimet e saj në rajonin e Ballkanit.

‘Një takim me miq të vjetër! Me ish-Presidentin e Kroacisë, mikun e çmuar të shqiptarëve Shtipe Mesiç dhe ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon ishin çështjet që diskutuam dhe patëm mirëkuptim të plotë’, shkruan Sali Berisha në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë