Friday, April 19, 2024

Berisha: Shqiptarët nuk meritojnë pagën më të ulët në Europë

Ish-kryeministri Sali Berisha, është rikthyer sërish aktiv në skenën politike shqiptare, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për ta perjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Teksa pritet që të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shkarkuar Bashën, Berisha ka shprehur sërish ambicien për të marrë drejtimin e PD-së, dhe ta rikthejë këtë forcë politike në pushtet.

Përmes Foltores, ish-kreu i qeverisë ka filluar edhe opozitarizmin ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa së fundmi, ka theksuar se shqiptarët nuk meritojnë pagën më të ulët në Europë, teksa thekson se PD nën drejtimin e tij, do t’i ktheje dinjitetin Shqiperisë dhe shqiptarëve.

”Shqiptaret nuk meritojne te jetojne ne nje shtet ku paga eshte me e ulet se e cdo vendi, jo vetem te Europes, por edhe te Ballkanit! Bashke do ia kthejme dinjitetin Shqiperise dhe shqiptareve”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë