Tuesday, April 16, 2024

Berisha shpall kandidaturën: Do të garoj për postin e kryetarit të Partisë Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha do të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Këtë deklaratë Berisha e bëri në Kavajë aty ku mbajti takimin e radhës me demokratët në kuadër të foltoreve që ka nisur.

Berisha ftoi të gjithë demokratët që të firmosin formularët e shpërndara dhe të hapet zyrtarisht gara. Pjesë e saj, Berisha tha se do të jetë edhe ai vetë.

Sali Berisha: “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosin që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do hyjë, do ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë