Thursday, March 28, 2024

Berisha reagon pas kërkesës së Ramës ndaj SPAK për arrestimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, i cili i bëri hapur thirrje SPAK-ut që të hetojë paraardhësin e tij.

Deklarata e Ramës bënë në Kongresin e PS, ndërkohë që Berisha në rrjetet sociale shprehet se kryeministri është në panik.

Reagimi i Berishës

Kongresi i lepurit ne bark!

Miq, kongresi i djeshem i PS u parapri nga ngjarje te rendesishme: legalizimin e droges dhe terbimin e Edvinit ne studion e Opinion te enjten qe kaloi per aferen e djegsave.

Keshtu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe perfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjale te tjera si kongresi i Lepurit ne Bark.

Dje kreu i organizates kriminale, ne nje fjalim te denje per dajon e tij Koleka qe kerkonte ne dhjetor te vitit 1990 te futeshin tanket kunder studenteve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njelloj si dajua e tij xhelat i shqiptareve Spiro Koleka, qe kerkonte te shtypej me tanke opozita, Rama therriste i trembur gjer ne palce ‘ne djall te veje opozita’ dhe çirrej ne kup te qiellit ndihme ndihme dhe me klithmat skape, skape ndersente SPAK-un e Partise.

Keshtu, ai me ze dhe figure i kerkoi dhe i beri thirrje SPAK-ut: Me shpetoni nga Sali Berisha.

Ne fakt ndjesite nuk e genjejne, ai eshte i pashprese!

Opozita e vertet, me shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje ate ne inceneratorin e hedhurinave te historise.

Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te partise. Keshtu ai nen moton ‘Skape por mos guxo te me prekesh’ shpalli boterisht SPAK krijese te dashur te Partise Socialiste.

Madje megjithese SPAK sipas tij ishte krijese e tij dhe partise se tij te krimit, ai vet ishte i gatshem te ndihmonte organin e partise e te kapte per veshi e zverku zyrtaret e tij e ti dergonte ne SPAK.

Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshem edhe te shkonte vet e te zbulonte aty kuçedren e korrupsionit duke ju thene shqiptareve mos kujtoni se eshte ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit.

Te dashur miq, po ato motive qe e detyruan Edvinin te ngrihet diten e enjte per te ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi ne ekran dokumentat perveluese qe faktojne, certifikojne Ramen si kreun e organizates kriminale te djegsave, e shtyne ate t’i kerkonte SPAKut te partise te mos guxonte te kryente aktin e tradhetise se larte te interpretimit te mbeshtetjes se tij dhe te PS si dobesi dhe te guxonte te merrej me ate dhe boset e tjere ministra te organizates kriminale te incineratoreve sepse do shkrumbohej ne flaket e tyre.

Perveç ketyre, pasi presidenti i republikes Meta njoftoi krijimin prane institucionit te Presidences te Komitetit te Transparences per aferen e 430 milione eurove te djegsave, ai doli vet ne Konference Shtypi ne vend te Gjiknurit, per te cilin ishin njoftuar mediat.

I tronditur, i sfazuar dhe ne panik te thelle ai perseriti per SPAK-un e Partise te gjitha ledhatimet dhe kercenimet qe kishte leshuar ne pak ore me pare ne kongresin e partise.

Si perfundim te dashur miq, Kongresi mbaroi por ne te vertete kreut te organizates kriminale te inceneratoreve Edi Rames i hyri dhe me thelle lepuri ne bark/

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë