Friday, March 29, 2024

Berisha: PD nuk do të njohë aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kjo forcë politike nuk do të njohë aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet të dëgjojë zërin e presidentit ukrainas Zelenski, dhe ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit.

“Diktatori Vladimir Putin ka vendosur të shpallë sot aneksimin pas agresionit barbar, të katër provincave të një vendi të pavarur, Ukrainës. Ky përbën një akt jashtëzakonisht të rëndë. Përbën një dhunim të kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Partia Demokratike deklaron sot se nuk do të njohë kurrë këtë vendim të Rusisë dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dëgjojë zërin e presidentit Zelenski, ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit”, theksoi Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë