Friday, April 19, 2024

Berisha: Pas 11 dhjetorit do të caktojmë datën e protestës së madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga Devolli edhe për përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, në 11 dhjetor.

Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi ‘Air Albania’ për t’u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike.

Ndër të tjera, Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare. 

Sali Berisha: “Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi ‘Air Albania’, por për motin nuk e dimë“.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë