Thursday, April 18, 2024

Berisha: Nuk pajtohem me Yuri Kim kur sillet si guvernatore dhe vepron kundër opozitës

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha komentoi edhe një qëndrim të mbajtur nga një zyrtar i DASH për deklaratat e tij ndaj ambasadores Yuri Kim.

“E kam shumë të qartë dhe kam respektin më të madh me ambasadoren kur ajo vepron në përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden dhe nuk pajtohem kur ajo sillet si guvernatore.

Sa herë dikush do veprojë në kundërshtim me Konventën e Vjenës, do e kundërshtoj dhe do e denoncoj.

Politikat e SHBA në Tiranë synojnë mbështetje për këtë vend.

Nuk pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare.

Shqiptarët duhet të jenë partner besnik i SHBA, por si qytetarë të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë,” tha Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë