Friday, April 19, 2024

Berisha nga protesta: Bota na sheh si njerëzit e gomoneve, fajtor është Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se pas 32 vjetësh, bota i sheh shqiptarët si njerëzit e gomoneve.

Sipas Berishës, kjo ndodh për shkak se Rama nuk i lë shqiptarët të votojnë të lirë.

“Ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur, njëlloj si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 32 vjetësh, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës.

Nuk ka vend më të pasur se ky vend, por shqiptarët sot janë popull i gomoneve, sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën, ka shndërrua liritë e tyre në iluzion, në votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë