Thursday, April 25, 2024

Berisha në Vaun e Dejës: Kandidatët tanë dalin nga primaret

Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha gjate takimit në Vaun e Dejës, deklaroi se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit në PD per zgjedhjet e pjesshme lokale te 6 marsit, do të dalin nga primaret.

Berisha theksoi se kështu merr fund praktika korruptive e autoritare.

‘Sot demokratët e qytetarët me primare zgjedhin me votën e lirë kandidatin apo kandidaten për qytetar/e të parë.

Kjo është arritje e madhe, që e premtuam më herët. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësueve të qytetarëve. Ju me votën tuaj do zgjidhni edhe këshilltarët e bashkive, deputetët tuaj dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj.

Do marrë fund praktika korruptive e autoritare. Kështu merr fund praktika e emërimeve nga lart, e zarfeve dhe e pakove me euro për të fituar emërimin, që do jetë vetëm atribut i vullnetit të lirë qytetar. PS nuk ka bërë asnjë votim të lirë që nga 2009′, – deklaroi lideri historik i demokrateve, Sali Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë