Tuesday, April 16, 2024

”Berisha-Meta-Rama, trekëndëshi i Bermudës”/ Kryemadhi reagon ndaj deklaratës së Bashës

Krytarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë në lidhje me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili i cilësoi kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, si Trekëndëshi i Bermudës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi u tregua e rezervuar për qëndrimet e kreut të PD-së, ndërsa e cilësoi këtë deklaratë si: “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”.

Monika Kryemadhi: ”LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën me identitetin e saj ndonëse kauzat e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, atë cfarë ne prisnim dhe qytetarët ndryshimin megjithëse politika tradhëtoi në një fare mënyrë kauzat e qytetarëve. LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova përsëri në prokurori padinë e radhës për inceneratorin e Fierit ku 400 e sa milionë euro i merren taksapaguesve dhe nuk përfitohet absolutisht asgjë. Është thjesht një skemë korruptive. Ne në muajin dhjetor do të shkojmë drejt mbledhjes konventës kombëtare që për shkak të pandemisë nuk e realizuam dot pasi duhet të mblidhej vitin e kaluar në mënyrë që të ketë zgjedhjen e strukturave të reja të saj dhe për të ecur përpara drejt një strategjie të re. Gjatë një fjalimi të enjten në Kuvend, zoti Basha e cilësoi zotin Meta, zotin Rama dhe zotin berisha trekëndëshin e së keqes ose siç u shpreh ai trekëndëshi i Bermudës, duke i bërë fajtor për problemet që po kalon vendi, si e komentoni deklaratën e tij?”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë