Saturday, April 20, 2024

Berisha: Kryetarin e ri të PD do e zgjedhë anëtarësia, do jem në garë

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në konferencë për mediat, se kryetarin e ri të PD, do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, ndërsa nuk përjashtoi kandidimin e tij në garë.

“Kryetarin e ri do ta zgjedhin anëtarët e PD, mes disa kandidaturave. Padiskutim, do të jem pjesë e garës. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është rikthimi im, jo si kryetar, por në rrugë e sipër.” u shpreh Berisha.

“Jam i vendosur nëse do anëtarësia e PD, por të jemi realist, nëse rikthehem pak këto dy muajt e fundit, ju keni parë edhe në polle po edhe në salla, lakminë e madhe, dëshirën e madhe të shqiptarëve që unë të rikthehem. Cilido që mund të konkurojë është i mirëpritur, por ata qindra mijëra njerëz që presin.

Ishin mbi 530 mijë shqiptarë që e mbështesin, por me vendimin e ish kryetarit, zbritëm në nshifrat më katastrofale.  Ky rikthim është një thirrje e brendshme e shqiptarëve. Rikthimet kanë qenë suksese të garantuara.” tha Berisha, ndërsa pohoi se së shpejti do të kthehet edhe në parlament.

“Kam munguar në parlament këto dy muaj sepse kam qenë i përqënduar në Foltore. Pres me padurim të kthehem” – tha Berisha,

Po cfarë ndodh nëse, gjykata nuk do e miratojë statutin e ri të partisë?

“Pluralizmin, revolucionet nuk dënohen. Revolucioni nuk ka, nuk ka gjykatës në botë të ndëshkojë pluralizmin.”- u shpreh Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë