Thursday, April 18, 2024

Berisha i drejtohet Ramës nga Tropoja: Nuk ka forcë që më ndal

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha kishte një mesazh të drejtpërdrejt nga Tropoja për kryeministrin Edi Rama.

Teksa mbante fjalën e tij në Foltorem Beeisha tha se nuk ka forcë që e ndal në misionin e tij.

Sali Berisha: “Ia them që këtu. Edvin ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tënd po përpiqesh ta bllokosh, mjerimin do marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S’ka forcë që e ndal këtë revolucion. E dyta! Edvin, pengun merr e strehoje ku të duash, merre e bëje ministër, bëj ç’të duash me të. Po ne do të themi këtu para këtyre zonjave e këtyre burrave se para se të vijmë tek kutitë e votimit do votojmë një herë me këmbët dhe duart tona me protesta gjer sa të përmbysim narkoshtetin tënd, pastaj do bëhen zgjedhjet. Harroje se ngulim çadra, ne do jemi ortek”.

Ndër të tjera, Berisha i ftoi të gjithë delegatët e Tropojës që të bëhen pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 Dhjetor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë