Thursday, April 18, 2024

Berisha: “Guvernatorja” Yuri Kim po shkel parimet themelore të demokracisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të martë në ceremoninë përkujtimore te memoriali i të Persekutuarve në Shkodër.

Pikërisht nga ky qytet, deklaroi se ambasadorja amerikane, të cilën e quan “guvernatore”, jo vetëm shkel rregullat, por sipas tij parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë.

“…Nuk po ndalem në thirrjet e guvernatores, e cila më kujton partinë e Freeman. Ka qenë një amerikan që kishte një parti komuniste, vinte na thoshte në fjalime se demokracia juaj është ideale, të kishim ne këtë demokraci që keni ju këtu, do ishim vendi më i lumtur. Ai kishte një parti marksiste-leniniste. Por edhe kjo, jo vetëm shkel rregullat, por parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Unë kam besim se ne do të dimë të dallojmë qëndrimet absurde, të papranueshme me vlerat e vërteta të SHBA, vendit të madh të lirisë. Dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në ato vlera, përkundrazi do të përpiqemi gjithnjë e më shumë t’i konsolidojmë. Fillimi me primaret, është një model i tyre dhe këtë model ne do ta çojmë edhe më tutje”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë