Friday, April 19, 2024

Berisha: Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se ka një shkallë të plotë përgjegjësie nga demokratët për të kapërcyer periudhën e sherrit dhe për të rivendosur unitetin si forcë politike.

Në një deklaratë pas mbledhjes së komisionit të rithemelimit, Berisha foli për temat e diskutuara, teksa nuk munguan akuzat për ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, të cilën ai e quan guvernatore.

“Deputetët po marrin pjesë dhe janë të angazhuar në proceset e brendshme në zgjedhjet në parti sikundër një proces që quhet audit i partisë nuk është audit financiar, por i proceseve po ndodh dhe do të zhvillohet në të gjitha rastet kur ekziston dyshimi më i vogël se janë shkelur rregullat statutore. Konstatoj me kënaqësi të madhe një shkallë përgjegjësie të plotë nga të gjithë demokratët dhe demokratet për të kapërcyer periudhën e sherrit dhe për të rivendosur unitetin si forcë politike duke ruajtur pa diskutim diversitetin e mendimeve”, tha Berisha.

Sa i përket demokratëve që zhvillojnë takime me Lulzim Bashën dhe nëse do të mbeten jashtë PD-së, ai tha se “nëse mbeten apo nuk mbeten nuk e përcaktoj unë, e përcasktojnë ata vetë, ne nuk përjashtojmë”.

Lidhur me deklaratën e ambasadores së SHBA për Alibeajn, Berisha tha se ishte një dështim i saj i paralajmëruar.

“Siç e dini guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores, e cila në përputhje me konventën e Vjenës nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike. Shpreh kënaqësinë e madhe që çdo shqiptar e sheh se çfarë përpjekjesh, imagjinoni në çfarë gjendje ka qenë PD-ja sikur të ishte një seksioni i një ambasade, i një guvernatoreje, s’dua ta përdor termin ambasadë, ambasadat janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull, preferon që për shkak të terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë atë rol që nuk i takon”, deklaroi Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë