Thursday, March 28, 2024

Berisha: Gjykatësi i Parisit pranoi padinë time, ftoj Blinkenin të dërgojë çdo provë

Ish-kryeministri Sali Berisha, bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padine e tij për shpifje ndaj Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Nga Kavaja, ku zhvilloi foltoren e rradhës, Berisha ftoi Blinkenin që të paraqesë çdo provë ndaj tij, por sipas tij, ka zero prova.

Sali Berisha: “Gjykatësi i Parisit ka papranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin Antony Blinken të dorëzojë në Gjykatën e Parisit, çdo provë fakt dhe dokument që ka ndaj Sali Berishës, por e garantoj që ka zero”.

Më 19 maj, Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), shpalli ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, është përfshirë në afera korruptive.

Në faqen zyrtare, DASH ka publikuar vendimin e plotë, ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike, dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.

Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrit Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

Berisha vendosi të padisë Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit për shpifje publike, teksa avokati i tij do të jetë Jean-Yves Le Borgne.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë