Friday, March 29, 2024

Berisha flet si kryetar i PD-së: U krye, një mrekulli shqiptare në shekullin e 21-të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve të 22 majit, e cila i dha drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e quajti këtë proces si një mrekulli shqiptare.

“U krye! U krye, jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin të 21”, ishin fjalët e para të Berishës.

Kreu i PD shprehu mirënjohje për demokratët që në këto muaj rikthyen vlerat e lirisë, duke bërë historinë në vend, ndërsa solli në vëmendje mesazhet e James Baker në Tiranë 31 vitë më parë.

Duke deklaruar se Shqipëria është nënshtruar nga një regjim, Sali Berisha nuk ka kohë për të humbur dhe jo pa qëllim u shpreh se demokratët janë në mision për të ndryshuar larguar qeverinë ‘Rama’ dhe transformuar vendin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë