Friday, April 19, 2024

Berisha: Dera e PD e hapur për të gjithë, por Yuri Kim t’u kërkojë falje demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se dera e Partisë Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë diplomatët e huaj, por shtoi se ambasadorja Yuri Kim duhet t’u kërkojë falje demokratëve për “barin” që u përmendi.

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do t’i blindonte dyert e selisë siç bëri Lulzim Basha, Berisha tha se ato dyer nuk do të blindohen më kurrë.

A do t’i blindoni edhe ju dyert e selisë?

Berisha: Dera e blinduar mund të mbetet diku si instalacion, por ato dyer nuk blindohen më kurrë.

A do t’ja hapni derën edhe ambasadores amerikane Yuri Kim, pas fjalëve që ajo ka thënë për ju?

Berisha: Dera është e hapur për të gjithë përfaqësuesit e vendeve mike. Zonja Kim duhet t’u kërkojë falje demokratëve për barin që përmendi, ajo ka fyer rëndë demokratët. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë