Thursday, March 28, 2024

Berisha denoncon nga foltorja e Kuvendit: Rama dhe Brava të përfshirë në aferën e inceneratorëve

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbajti një fjalim me akuza të forta nga foltorja e Kuvendit. 

Ai tha se në aferën e shekullit, siç njihet ndryshe skandali i inceneratorëve, janë të përfshirë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Sipas tij, biznesmenët Klodian Zoti dhe Stela Gugallja janë mbajtur peng në Lushnje.

Sali Berisha: “E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha? Pas 3 muajsh, zero hetim, sepse janë të zhytur. Është i zhytur si Edvin Droga, edhe Lulzim Brava.

Në këtë krah janë bërë 289 denoncime. Të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, lejoi që të publikohen njëherë apo dy here. Nuk ka aferë më flagrante se kjo. A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Brava është me dy kahë. Çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistët e PD-së? Të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës. Komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Tre muaj, asnjë hetim. Në hetim do dilte se Teri është vetëm hajduti i dobishëm.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë