Friday, April 19, 2024

Berisha: Basha po ofron poste në kabinetin e Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me demokratët në qytetin e Bajram Currit. Takimi u mbaj në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit.

Berisha ka njoftuar se takimet me demokratët do të vijojnë dhe në ditët në vijim. Të dielën, ish-kryeministri do të takohet virtualisht me demokratët në SHBA.

Nga Tropoja, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën së gjatë ditëve të fundit po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin Rama.

Sali Berisha: “Ne duhet të shndërrohemi në opozitë të vërtetë sepse në 8 vite, pengkryetari i cili na çoi nga dështimi në dëshmi, një kampion humbjesh dhe dështimesh, faktikisht me qëndrimet e tij, defaktorizoi PD, e çoi atë para alternativës të jetë apo të mos jetë. Dy ditët e fundit, pengkyretari me një grusht vasalësh, dedërmenësh, etj. po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zv/ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i fundit i turpit të tyre. Le t’i themi se “futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim së bashku me ta në një kohë sa më të shkurtër”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë