Tuesday, April 16, 2024

Berisha: Basha i përfshirë në çështjen “Toyota Yaris”

Teksa Lulzim Basha ndodhej përpara prokurorëve belge për të dëshmuar për çështjen e Toyota Yarisit, ish-Kryeministri Sali Berisha nga Vora ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Liris” tha se votimi për shtyrjen e afateve të Vettingut u bë qëllimisht përpara se kryedemokrati të shkonte në Prokurori.

“Po sot kanë zbarkuar prokurorët belgë. Kjo pasi Lulzim Brava në Kuvend doli e tha se do të vijnë të shtunën 5 milionë Euro me Toyota Yaris. I njoftoi dhe askush nuk e merr vesh përpos prokurorisë belge, se cili është roli i Bashën në këtë organizatë kriminale. Morën e bënë votimit para se nisej në prokurori, se kishte frikë se mos u thoshte deputetëve mos votoni po të shkonte në prokurori”.

Demokratët e Vorës i ftoi që në 6 Mars të votojnë ndryshimin duke i besuar qeverisjen lokale kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”Lulzim Vrana.

“Çdo votë për Bashën është për Edi Ramën. Thirrje çdo demokrati, çdo votë për Lulzim Vranën dhe asnjë votë për ata që kanë frikë nga vota juaj dhe as për atë Sherajn që përfaqëson katastrofën e vërtetë që bëri PS në këto dy vite”.

Lulzim Bashën e akuzoi se është në pazar me Kryeministrin, duke e cilësuar atë peng të Edi Ramës.

Arrin problemi që sot ai që ju 8 vite me radhë e mbështetët nga mëngjesi deri në darkë për ta parë atë Kryeministër, sot ai mban logon dhe vulën me policët e Edi Ramës dhe mendon se do mashtrojë qytetarët të votojnë për shkak të logos kandidatin e tij. Çdo qytetar e ka të qartë si dritën e diellit se Lulzim Basha kurrë nuk mund të përballet me Edi Ramën sepse ai mban logon, vulën, ndërtesën vetëm me policinë e tij”.

Jo pak u mor edhe me Kryeministrin Rama, të cilin e akuzoi se në 8 vite la braktisur qytetarët e Vorës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë