Thursday, March 28, 2024

Berisha: Basha dhe Rama, veprime të përbashkëta për shpalljen time non-grata

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. 

Ai deklaroi se shpallja e tij non-grata, ka ardhur si pasojë e veprimeve të përbashkëta, në sintoni, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Mua më duket sikur Edi Ramës nuk i duhet shumë ky (Basha).

Sali Berisha: Jo mos u ngut! Në gjitha veprimet e tyre janë të përbashkëta. Aksioni i tyre për shpalljen time non-grata. Janë të sintonizuara bashkërisht dhe kjo është 100% e sigurtë! 

“Fibra politike e Bashës, mjerane”

Fibra politike e tij (Bashës) është mjerane, mund ta them me përgjegjësi të plotë. Ky ka qenë problem shumë serioz për PD-në. Ky, të ndodhte cfarë të ndodhte, katër vitet e para, ky njeri nuk prononcohej dhe nuk bënte deklarata.

Nga viti 2015, më erdhi një mik nga SHBA, që kishim punuar në fushata dhe më thotë, i bëri pollin (sondazhin) dhe dilte përtokë, thoshte nuk del për shkakun tënd, sepse ti je vokal. Po i thashë unë, por merr këto tre muajt e fundit lexo një portal, numëro deklaratat e tij dhe flasim bashkë. Ky nuk flet, ky nuk del, nuk prononcohet. Më thoshte nuk më lë zyra e shtypit. Zyrën e shtypit e drejton ti. Ky nuk kishte antena!“, tha Berisha. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë