Friday, March 29, 2024

Begaj ishte ushtarak aktiv kur u depozitua kandidatura në Kuvend, sipas Bylykbashit

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se kandidatura e Bajram Begajt për postin e Presidentit të Republikës, është në papajtueshmëri me Kushtetutën.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se në momentin që kandidatura u depozitua në Kuvend, Bajram Begaj ishte ushtarak aktiv dhe kjo përbën shkelje të Kushtetutës.

“Na mungon dekreti i Presidentit të Republikës, pra a mund ta kemi këtu para dekretin e Presidentit? Ushtarakët e kanë të ndaluar të kandidojnë për President të Republikës. Duhet të jetë liruar me kohë para se të kandidohet. Do të ishte e nevojshme të kishim një CV të plotë për kandidatin për të sqaruar të gjitha pikat që mund të kenë diskutime ligjore nga ana jonë. Për arsye se ky kandidat ka qënë në mënyrë të papajtueshme me ligjin pasi mbante funksionin aktiv të ushtarakut, si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosur, ne votojnë kundër”, tha ai.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për kandidaturën e Bajram Begaj për postin e Presidentit të Republikës.

Ky raport do t’i përcillet seancës plenare në Kuvend për votim, e cila do të mbahet këtë të shtunë në orën 18:00.

Raporti u miratua vetëm me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste. Deputetët e opozitës, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Erisa Xhixho e LSI-së, votuan kundër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë