Tuesday, April 16, 2024

Bashkimi Evropian do të krijojë një platformë për rindërtimin e Ukrainës

Bashkimi Evropian do të krijojë një platformë koordinimi për rindërtimin e Ukrainës, pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Kështu bëri të ditur këtë të hënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, shkruan Reuters.

Ajo tha se platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime dhe për të koordinuar veprimet e shteteve anëtare.

“Që nga fillimi i luftës, Bashkimi Evropian ka dhënë rreth 6.2 miliardë euro mbështetje financiare. Më shumë financime do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, theksoi Von der Leyen.

Platforma do të bashkojë vendet, institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile të vendeve të BE-së.

Ai do të përfshijë gjithashtu organizata ndërkombëtare si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë