Friday, March 29, 2024

Basha sfidon Ramën: Bëhu burrë, vettingun e nisim nga unë dhe ti

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sfiduar numrin një të qeverisë, Edi Rama. Në fjalën e tij, Basha nga Foltorja, ka kërkuar miratimin e Vettingut në politikë, duke nisur nga vetë ai, më pas tek Rama.

Indirekt, Basha i drejtua paraardhësit të tij, Sali Berisha, duke i dërguar një mesazh se nuk ka pse të nisë Vettingu nga “plaku”, por nga i riu. 

Lulzim Basha: ”Meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bërë masakrën zgjedhore, meqë pretendon se nuk ke pasuri të paligjshme, meqë pretendon të kundërtën dhe më thotë mua; ‘mendohu mirë’. E di ç’ke; bëhu burrë dhe votojë vettingun e politikanëve. T’i marrim me radhë. Ndryshe nga të tjerat, mos ta fillojmë nga plaku, e nisim nga mua dhe pastaj i dyti bëje ti. Nga i pari te i fundit në këtë sallë. E ke fare të thjeshtë, Do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu ku ka shteruar mundësia që të thuash të njëjtat gjëra; voto vettingun.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë