Friday, March 29, 2024

Basha: Rama ka urdhëruar mosngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Beccheti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është deklaroi se kryeministri Edi Rama pagoi 120 milionë euro për luftën personale me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Në një konferencë me gazetarët nga sela blu, Basha u shpreh Rama mund ta vonojë ngritjen e Komisionit hetimor për këtë çështje, por nuk e pengon dot.

Lulzim Basha: “Ky dëm i madh ndaj çdo qytetari, është bërë nga tre persona, të cilët sot përpiqen të fshihen pas vendimit top sekret, që gjejmë në internet, ku midis të tjerash kuptohet qartë se mbyllja e televizionit, ka qenë e motivuar politikisht dhe është zgjedhur me vetëdije që të shkelet ligji për qëllime politike. Pikërisht për këtë arsye, përgjegjësia bie mbi Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacin. Emrat e tyre rreshtohen në vendimin e Qendrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore, për dëmin e madh që i kanë bërë  interesave të shtetit shqiptar jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në drejtimin e investimeve të huaja dhe të lirisë së medias, duke u shprehur në përfundim se “Vendimet e Sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Bechetit. Ndaj, edhe presionet e Ramës, Veliaj dhe Agacit kundër biznesmenit Italian, kanë dhënë këtë faturë marramendëse, që bashkuar me paaftësinë, korrupsionin, koncesionet dhe PPP-të që e kanë rreckosur shtetin, e bëjnë të detyrueshme ngritjen e këtij komisioni hetimor për ta çuar përgjegjësinë aty ku e ka vendin.  Sepse është e qartë se ai që sot sokëllin ngase ky komision dëmton interesin e shtetit shqiptar, e përdori gjithë shtetin për një luftë personale, që për t’i vënë vetulla Ramës, nxorri sytë e shqiptarëve, që do të paguajnë 120 milionë euro”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë